Stuhia nuk pyet as për aeroplanin gati 400 tonësh – momenti kur ai “shkundet” para pak se të zbresë në pistë - Gazeta Express
string(104) "stuhia-nuk-pyet-as-per-aeroplanin-gati-400-tonesh-momenti-kur-ai-shkundet-para-pak-se-te-zbrese-ne-piste"

Stuhia nuk pyet as për aeroplanin gati 400 tonësh – momenti kur ai “shkundet” para pak se të zbresë në pistë

Gazeta Express

18/02/2020 7:41

Një Airbus A380, aeroplani më i madh i pasagjerëve në botë, u detyrua të bënte një “lëkundje” spektakolare duke zbritur në fundjavë mes erërave të forta në aeroportin Heathrow të Londrës.

Sipas medieve të huaja, duke u munduar të krijonte kontakte me tokën, aeroplani u largua ngadalë nga pista, para se të aterronte.

Lexo Edhe:

Aeroplani, i cili kishte fluturuar nga Abu Dhabi, zbarkoi në aeroportin kryesor të Londrës të shtunën kur dhjetëra fluturime u anuluan, për shkak të erërave deri në 68 km/orë.

Watch: Pilot lands 394-ton A380 sideways as Storm Dennis rages

Pamjet tregojnë aeroplanin që duket se “varet në ajër” ndërsa vjen në drejtim të pistës. Por edhe kur zbret në pistë, ai shihet duke u “lëkundur”.

Dy pilotët e Etihad janë vlerësuar në mediat sociale për trajtimin e tyre të aeroplanit, i cili ka një peshë maksimale uljeje prej gati 400 tonësh.