Stuhia e fuqishme në Ulqin: Rrëzoi drurë e dëmtoi makina


Gazeta Express
10 Korrik 2019 10:15

Shtrëngata të fuqishme kanë goditur mbrëmë Ulqinin, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Shiu dhe era kanë dëmtuar makina, janë rrëzuar drurët, ndërsa edhe në pjesën e plazhit raportohet për dëme të mëdha materiale.

Në një video shihen reshjet e mëdha të cilat kanë vazhduar gjatë gjithë natës.

Ndërsa raportohet se përveç Malit të Zi, edhe Shqipëria është goditur nga kjo stuhi e frikshme.

Kujtojmë se meterologët kanë njoftuar se mot i ngjashëm do të mbajë edhe dy ditët në vijim, derisa temperaturat e larta pritet të rikthehen përsëri.

Te fundit


Kthehu lart