Studimi: Ushtrimet gjatë kohës kur jeni duke studiuar përmirësojnë funksionet e trurit - Gazeta Express
string(85) "studimi-ushtrimet-gjate-kohes-kur-jeni-duke-studiuar-permiresojne-funksionet-e-trurit"

Studimi: Ushtrimet gjatë kohës kur jeni duke studiuar përmirësojnë funksionet e trurit

Gazeta Express

14/09/2020 11:54

A mund t’ju bëjnë ushtrimet më të “zgjuar”? Studimi I fundit suedez thotë se po.

Sipas një hulumtimi të bërë nga disa studiues suedezë, ushtrimet aerobike dhe fizike përmirësojnë të mësuarit dhe funksionet e kujtesës tek të rriturit.

Lexo Edhe:

Në bazë të këtij studimi, është vërtetuar se nëse personat gjatë kohës kur janë duke studiuar bëjnë disa minuta ushtrime fizike, mund të përmirësojnë procesin e të mësuarit.

Studiuesit mblodhën 13 studime nga literatura e kaluar mjekësore dhe rishikuan lidhjen në mes të stërvitjeve dhe funksionit të trurit tek të rriturit e moshës 19 dhe 35 vjeç. Ata tentuan të vlerësojnë efektet akute të një stërvitjeje të vetme në funksionet e të mësuarit dhe kujteses.

Studimet shqyrtuan efektet e 3 formave kryesore të ushtirmeve: ecjen, vrapimin dhe biçikleten dhe analizuan ndikimin e tyre në kujtesën verbale, kujtesën afatshkurtër, të mësuarit dhe përceptimin vizual.

Kur krahasuan të dhënat, efektet e aktivitetit fizik ishin shumë të qarta tek tre llojet e ushtrimeve, pavarësisht nga kohëzgjatja dhe intensiteti I tyre.

“Disa funksione njohëse të lidhura me të mësuarit u përmirësuan pas një stimuli ushtrimi si: vëmendja, përqendrimi, kujtesa afatshkurtër, kujtesa afatgjatë, rrjedhshmëria verbale dhe aftësia për të zgjidhur probleme”, shkruajtën autorët.

Efektet e ushtrimeve mund të zgjasin diku nga gjysmë ore deri në 2 orë të plota. /Gazeta Express