Studimi tregon pse gratë përjetojnë më shumë efekte anësore të vaksinave sesa burrat - Gazeta Express
string(84) "studimi-tregon-pse-grate-perjetojne-me-shume-efekte-anesore-te-vaksinave-sesa-burrat"

Studimi tregon pse gratë përjetojnë më shumë efekte anësore të vaksinave sesa burrat

Shneta

Gazeta Express

24/03/2021 12:59

Në një studim të fundit është vërejtur se nga 13.8 milion doza të vaksinave të dhëna për amerikanët, raportet e efekteve anësore ishim dukshëm më të larta tek femrat sesa tek meshkujt, shkruan Healthline

Në fakt, 79% e efekteve anësore të raportuara vinin nga femrat. Sipas shkencëtarëve ky “fenomen” është vërejtur edhe tek rastet e marrjes së vaksinave të tjera.

Lexo Edhe:

Ata dyshojnë se te gratë, veçanërisht tek gratë para menopauzës nivelet e estrogjenit ndimojnë aktivizimin e pergjigjes imune ndaj sëmundjes, në ketë rast edhe ndaj vaksinave. Nga ana tjetër meshkujt kanë sasi më të lartë të testosteronit, një hormon që disi zbutë ose ngadalëson këtë përgjigje imune.

“Sëmundjet infektive në përgjithësi kanë të bëjnë me reagimin imunitar të organizmit dhe jo direkt me shkaktarin e këtij infeksioni”, tha Dr Larry Schlesinger, shef I Institutit të Kërkimeve Biomjekësore në Teksas.

Sipas Dr Schlesinger, tek gratë kjo përgjigje është shumë më e fortë, gjë që shkakton edhe simptoma dhe efekte anësore më të dukshme siç janë: temperature, ethe apo dhimbje të trupit.  Sipas tij, një reagim I tillë i organizmit tek femrat është parë edhe nga vaksinat e etheve të verdha, gripit dhe sëmundjeve të tjera infektuese.

Pra, shkencëtarët tregojnë se ky fenomen është shumë normal dhe janë janë shprehur se sfida më e madhe tani është shpërndarja e informacioneve të sakta, në mënyrë që njerëzit të mos e shmangin marrjen e vaksinave duke u bazuar në informacione të rrejshme. /Gazeta Express