Studimi: Më shumë njerëz vdesin nga ajri i ndotur se nga pirja e duhanit


Gazeta Express
12 Mars 2019 12:57

Numri i njerëzve që vdesin si rezultat i ndotjes së ajrit mund të tejkalojë numrin e njerëzve që vriten nga duhani, është mësuar në një studim i ri.

Hulumtuesit nga Gjermania kanë vlerësuar që për 8,8 milionë vdekje për një vit ka faj ajri i ndotur, shkruan Independent.

Vetëm në Evropë ata vlerësojnë se nga ky shkak vdesin 790 mijë njerëz.

“Që ta vendosim këtë gjë në perspektivë, kjo nënkupton se ajri i ndotur shkakton më shumë vdekje se duhanpirja, të cilën Organizata Botërore e Shëndetësisë [OBSH] e konsideron përgjegjëse për 7,2 milionë vdekje në vitin 2015”, tha profesori Thomas Munzel, një prej autorëve në Universitetin të Qendrës Mjekësore në Mainz.”

“Duhanpirja mund të shmanget por ajri i ndotur jo”, thuhet më tej.

Vetëm në Britani të Madhe thuhet të kenë vdekur 64 mijë njerëz nga ajri i ndotur në vitin 2015.

Te fundit


Kthehu lart