Studimi: Mbi 80% e pacientëve me koronavirus përjetojnë edhe simptoma neurologjike - Gazeta Express
string(80) "studimi-mbi-80-e-pacienteve-me-koronavirus-perjetojne-edhe-simptoma-neurologjike"

Studimi: Mbi 80% e pacientëve me koronavirus përjetojnë edhe simptoma neurologjike

Gazeta Express

07/10/2020 8:58

Ndërsa problemet e frymëmarrjes janë raportuar se janë simptomat kryesore të koronavirusit, studiuesit kanë zbuluar se mbi 80% të pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 përjetojnë edhe një lloj manifestimi neurologjik, shkruan Fox News.

Gjatë ekzaminimit të 509 pacientëve të pranuar në një spital në Çikago, studiuesit zbuluan se 419 prej tyre në një moment të caktuar përjetuan një problem neurologjik.

Lexo Edhe:

“Manifestimet më të shpeshta neurologjike tek pacientët me koronavirus ishin dhimbjet e kokës, encefalopatia, marramendja, disgeuzia(humbja e shqisës së shijes) dhe anosmia(humbja e shqisës së nuhatjes)”, shkruajnë autorët e studimit të botuar në “Annals of Neurology Clinical and Translational”. Nga ana tjetër sipas studimit, goditjet në tru, çrregullimet e lëvizjes, defektet motorike dhe shqisore ishin të pazakonta dhe më të rralla.

Pacientët e përfshirë në studim u pranuan në sistemin shëndetësor të mjekësisë Northwestern në mes të 5 marsit dhe 6 prillit dhe të gjithë ishin diagnostikuar me Covid-19. Ekipi vuri në dukje simptomat neurologjike bazuar në një përmbledhje të shënimeve klinike, diagnozave dhe ekzaminimeve specifike. Sipas të dhënave pacientët, të cilët kishin përjetuar simptoma të tilla, kishin qëndruar më gjatë në spital dhe ishin më të rinj në moshë.

“Fakti që çdo manifestim neurologjik kishte më shumë të ngjarë të ndodhte tek personat më të rinj në moshë është mjaft befasues”, theksuan autorët e studimit.

Autorët e studimit gjithashtu pranuan se studimi ka disa kufizime, pasiqë më pak se 6% e pacientëve u ekzaminuan nga një neurolog. Sidoqoftë, ata thanë se të dhënat e fundit ofruan një pamje të parë të simptomave neurologjike, që një pacient me COVID mund t’i përjetoj dhe është një çështje, që duhet hulumtuar më tej. /Gazeta Express