Sipas një studimi të publikuar të mërkurën, thuhet se maskat e krijuara nga materialet e rrobave nuk kryejnë të njëjtin funksion sikurse ato mjekësore dhe nuk rekomandohen sidomos për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Hulumtuesit nga Universiteti New South Wales në Sidnei të Australisë, thanë se rezultatet e tyre treguan se variantet e maskave të krijuara nga rrobat kanë rezultuar si jo funksionale.
“Në vitin 2015, ne kemi kryer një hulumtim për të kontrolluar dhe krahasuar efikasitetin e maskave të krijuara nga materialet e rrobave dhe maskave mjekësore”, tha Abrar Chughtai, epidemiolog dhe pjesëmarrës i këtij hulumtimi. Në këtë studim ata kishin kontrolluar punëtorët e spitaleve gjatë një shpërthimi të një virusi në Vietnam.
“Shkalla e infeksionit ishte vazhdimisht më e lartë në mesin e atyre, që mbanin maska të prodhuara me material në krahasim me grupin që mbanin maska mjekësore. Ky konstatim sugjeron që rreziku për infeksion ishte më i lartë për ata që mbanin maska të rrobave”, shtuan ata.
Ekipi gjithashtu analizoi 19 studime të tjera për maska dhe erdhi në të njëjtin përfundim, se materiali nga i cili përbëhet maska është shumë i rëndësishëm në efikasitetin e mbrojtjes nga infeksione të ndryshme.
Sipas tyre, efektiviteti i filtrimit të maskave të prodhuara nga materiale të rrobave varet nga shumë faktorë, të tillë si numri i shtresave, lloji i materialit apo rezistenca e materialit ndaj ujit. Dëshmitë tanimë sugjerojnë, që maska me shumë shtresa dhe rezistente ndaj ujit, mund të jetë më mbrojtëse në krahasim me të tjerat.
Sipas ekipit është e rëndësishme, që sidomos stafi mjekësor dhe të gjithë punonjësit që kanë kontakt me pacientë të sëmurë me COVID-19 të mbajnë maska mjekësore dhe jo maska të krijuara nga materialet. /CNN/ Gazeta Express
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...