Studimi: Luajtja e video-lojërave gjatë fëmijërisë përmirëson funksionet e trurit - Gazeta Express
string(80) "studimi-luajtja-e-video-lojerave-gjate-femijerise-permireson-funksionet-e-trurit"

Studimi: Luajtja e video-lojërave gjatë fëmijërisë përmirëson funksionet e trurit

Gazeta Express

28/09/2020 11:16

Një studim I ri, I cili eksploron lidhjen në mes te video lojërave dhe aftësive kognitive, ka zbuluar  se luajtja e lojërave si fëmijë mund të përmirësojë kujtesën e një personi vite më vonë, shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Express.

Video lojërat janë një temë mjaft e diskutueshme veçanërisht midis prindërve apo kujdestarëve, të cilët shqetësohen për efektet negative që mund të kenë në zhvillimin e fëmijëve të tyre.

Lexo Edhe:

Megjithatë, duket se disa video lojëra në të vërtetë mund të jetë të dobishme. Studimet e fundit kanë treguar se luajtja e lojërave mund të përmirësojë të mësuarit madje edhe të parandaloj zhvillimin e demencës.

Në një studim të ri, I cili u botua në revistën ”Fronetiers in Human Neuroscience”, studiuesit nga Universiteti Obera në Barcelone, trajnuan vullnetarë për të luajtur video lojën e famshme “Super Mario 64”, një lojë që edhe studimet e mëparshme kanë pohuar, që nxit ndryshime strukturore në disa pjesë të trurit.

Gjithsesi, hulumtuesit në këtë studim kombinuan lojërat dhe stimulimin magnetik transkranial- një formë joinvazive e stimulimit të trurit, që shkencëtarët e përdorin si trajtim për çrregullimin e humorit. 

Vullnetarët, të cilët kishin një moshë mesatare 29 vjeç, morën pjesë në 10 seanca trajnimi të video lojërave për një orë e gjysmë. Në fund të çdo seance, studiuesit aplikuan edhe stimulimin transkranial në një një regjion të rëndësishëm të trurit përgjegjës për funksionet komplekse njohëse, të tilla si kujtesa, njohuritë dhe aftësitë e punës.

Shkencëtarët pas çdo seance vlerësuan funksionet njohëse të vullnetarëve. Në përgjithësi rezulatet treguan ndryshime shumë të theksuara në këto funksione, sidomos tek vullnetarët, të cilët kishin raportuar se kishin luajtur video lojëra gjatë fëmijërisë.

“Video lojërat rezultojnë të jenë një recetë e përsosur për forcimin e aftësive tona njohëse”, tha Dr Marc Palaus, pjesëmarrës I studimit.

Është e rëndësishme të theksohet, se ky studim ka përfshirë vetëm një numër të vogël vullnetarësh, të cilën ishin të rinj të shëndetshëm, që do të thotë se rezulatet mund të mos jenë të njëjta për të gjithë personat. /Gazeta Express