Studimi kinez: Koronavirusi nuk filloi nga tregu i mishit - Gazeta Express
string(56) "studimi-kinez-koronavirusi-nuk-filloi-nga-tregu-i-mishit"

Studimi kinez: Koronavirusi nuk filloi nga tregu i mishit

Gazeta Express

24/02/2020 10:17

Sipas një studimi të shkencëtarëve kinezë, ekzistojnë dëshmi të reja se tregu i mishit të kafshëve në Wuhan nuk ka qenë pikënisja e koronavirusit.

Ky studim u krye nga tri institucione kineze, përfshirë Akademinë e Shkencave. Detyra e shkencëtarëve ishte që ta zbulojnë origjinën e koronavirusit.

Lexo Edhe:

Autorët i analizuan të dhënat nga 93 mostra të virusit dhe arritën në përfundimin se ai mund të ketë filluar diku tjetër dhe është përhapur më vonë në treg.

“Tregu i ngarkuar më pas ndikoi në qarkullimin dhe përhapjen e virusit në tërë qytetin në dhjetor të vitit 2019”, thuhet në hulumtim. Aty gjithashtu thuhet se transmetimi i koronavirusit mes njerëzve mund të ketë ekzistuar që nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar.

Autoritetet kineze më 22 janar kishin deklaruar se besojnë që koronavirusi e ka prejardhjen në një treg të mishit të kafshëve në Wuhan. Megjithatë, kjo deklaratë u kundërshtua nga studimi i fundit.

Ndryshe, Kina i raportoi 150 vdekje të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar në rreth 2600 numrin e përgjithshëm të viktimave, shkruan “The Washington Post”, transmeton Gazeta Express.