Studimi: Ilaçi për macet mund të jetë zgjidhja e trajtimit të Covid-19 - Gazeta Express
string(69) "studimi-ilaci-per-macet-mund-te-jete-zgjidhja-e-trajtimit-te-covid-19"

Gazeta Express

28/08/2020 13:20

Studimi: Ilaçi për macet mund të jetë zgjidhja e trajtimit të Covid-19

Gazeta Express

28/08/2020 13:20

Një ilaç i krijuar për mace mund të mbrojë njerëzit nga koronavirusi, kanë pohuar shkencëtarët.

Ilaçi i quajtur GC376, është krijuar për të trajtuar macet nga një sëmundje e quajtur Peritonit infektiv I maces, e cila fillon në zorrë dhe mund të përhapet në tru dhe të jetë fatale, shkruan Dailymail.

Lexo Edhe:

Peritonitis infektiv i maces shkaktohet nga një lloj i grupit të koronavirusëve,  por eksperimentet laboratorike të shkencëtarëve treguan se mund të ketë efekt edhe në trajtimin e Covid-19.

Ky ilaç ende nuk është provuar tek njerëzit, por studiuesit thanë se fakti se funksionon si një antiviral kundër koronavirusëve të tjerë është dëshmi e mjaftueshme për ta shtyrë atë në prova klinike, për të parë nëse ka efekt edhe në shërimin e Covid-19.

Aktualisht nuk ka asnjë ilaç efektiv, që mund t’i mbrojë apo t’i shëroj personat me Covid-19, dhe shkencëtarët duhet të provojnë ilaçe të reja për të gjetur një zgjidhje efikase.

Studiuesit nga Universiteti I Albertës në Kanadë kuptuan se ilaçi I maceve funksionon duke bllokuar një enzimë të prodhuar nga koronavirusi enterik I maces. Duke vepruar kështu, ai parandalon riprodhimin e virusit dhe mund të ndaloj në mënyrë efektive progresin e kësaj sëmundjeje.

Ky lloj koronavirusi I zhvilluar shumë rrallë tek macet, ka një strukturë gjenetike të ngjashme me atë Sars-CoV-2. Duke targetuar të njëjtën enzimë, studiuesit testuan ilaçin e maceve dhe zbuluan se ka gjasë të ndaloj edhe riprodhimin e Sars-Cov-19.

Enzimet e gjetura ne këtë ilaç janë inhibitorë të fuqishëm të replikimit të Covid-19.

Studiuesit nga Universiteti Alberta, nuk ishin të parët që kanë zbuluar këtë lloj terapie, pasi një studim i hershëm i bërë në prill të këtij viti e quajti këtë ilaç një pikënisje premtuese për zhvillimin e mëtejshëm të terapive Sars- Cov-2. /Gazeta Express