Studimi i ri tregon pse ju ndihmon buka me vaj ulliri - Gazeta Express
string(53) "studimi-i-ri-tregon-pse-ju-ndihmon-buka-me-vaj-ulliri"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

24/10/2022 18:50

Studimi i ri tregon pse ju ndihmon buka me vaj ulliri

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

24/10/2022 18:50

E gjithë bota e adhuron vajin e ullirit, por jo shumë njerëz e dinë se çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj, veçanërisht kur kombinohet me bukë.

Tani një studim i ri po vjen për të nxjerrë në pah përfitimet e dy elementeve kryesore të dietës mesdhetare, bukës dhe vajit të ullirit.

Lexo Edhe:

Një studim i Universitetit të Glasgow arrin në përfundimin se konsumimi i vajit të ullirit në kombinim me bukën ul ndjeshëm rrezikun e sulmit në zemër. Në fakt, nëse konsumi është sistematik, rezultatet janë të dukshme në vetëm gjashtë javë.

Testet e reja të sofistikuara të kryera kanë vërtetuar se konsumimi i rregullt i vajit të ullirit përmirëson sinjalet kimike që lidhen me sëmundjet koronare të zemrës.

Sipas shkencëtarëve në Universitetin e Glasgow, vetëm 20 ml vaj ulliri (katër lugë çaji) në ditë mjafton për të sjellë këto efekte të dobishme.

Përveç kësaj, vaji i ullirit përmban acide yndyrore omega-6, një formë e yndyrës së shëndetshme të pangopur që ka efekte të dobishme në kushte të tjera si sëmundjet e zemrës dhe artriti. Gjithashtu ul presionin e gjakut dhe përmirëson raportin mes kolesterolit të mirë dhe të keq./abcnews.al