Studimi i ri sugjeron se fëmijët që kanë lindur në ambiente të shtëpisë kanë sistem më të fortë imunitar


Gazeta Express
19 Korrik 2019 8:52

Kohëve të fundit është bërë trend, që disa nëna të lindin foshnjat e tyre në ambiente të shtëpisë. Sipas studimit të fundit, këto foshnja kur të rriten bëhen më rezistente ndaj baktereve dhe mikrobioma në sistemin tretës është më e shëndetshme, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Një grup I hulumtuesve nga Universiteti I Neë York-ut, kanë krahasuar llojet e ndryshme të baktereve fekale në mes të foshnjave të lindura në shtëpi dhe atyre të lindura në spital. Sipas rezultateve përfundimtare, foshnjat e lindura në spital janë më të rrezikuara nga disa çrregullime metabolike dhe te sistemit imunitar në krahasim me foshnjat e lindura në shtëpi.

Edhe studimet e mëparshme kanë treguar se ekspozimi I foshnjave ndaj disa baktereve, mund ta forcojë sistemin e tyre imunitar. Mikrobioma e sistemit intestinal tek foshnjat luan një rol të madh në imunitetin dhe funksionet metabolike të tyre.

Gjithashtu në studimin e fundit, është vërejtur se foshnjat e lindura në kushte të spitalit ishin më të prira të preken nga inflamacione dhe infeksione të zorrëve.

Mirëpo, cila është arsyeja që foshnjat e lindura në spital preken më shumë nga këto probleme?

Sipas ekspertëve, arsyeja mund të jetë, që spitalet janë shumë të pastra. Larja e vazhdueshme e duarve, dezinfektimi I hapësirave e limiton praninë e baktereve dhe viruseve. Kjo mund të ndikojë, që foshnja nuk I ekspozohet asnjë lloj bakteri gjatë lindjes dhe kështu ka rezistencë shumë të ulët ndaj tyre duke e dobësuar sistemin imunitar.

Ky studim u krye në kushte laboratorike dhe kishte përfshirë vetëm 20 foshnja, prandaj kryerja e disa studimeve të tjera për të vërtetuar këtë teori do të ishte e nevojshme.

Studimi u publikua në revistën The Conversation. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart