Studimi i ri: Kjo kurë 100-vjeçare ul vdekshmërinë nga coronavirusi deri në 57% - Gazeta Express
string(77) "studimi-i-ri-kjo-kure-100-vjecare-ule-vdekshmerine-nga-coronavirus-deri-ne-57"

Studimi i ri: Kjo kurë 100-vjeçare ul vdekshmërinë nga coronavirusi deri në 57%

Gazeta Express

03/08/2020 7:31

Pandemia e Covid-19 sa vjen dhe po përhapet gjithnjë e më shumë në të gjithë botë, për këtë arsye shkencëtarët po përiqen të gjejnë sa më shpejt një vaksinë apo trajtim efektiv.

Një studim i ri ka zbuluar se kura trajtimi 100-vjeçare, përdorimi i plazmës të pasur me antitrupa konvulsive, ul 57% nivelin e vdekshmërisë së pacientëve me Covid-19 të shtruar në spital.

Lexo Edhe:

Gjaku i një të shëruari përforcohet me antitrupa dhe përbërës të tjerë të sistemit imunitar, në mënyrë që të mund të nisë një reagim të trupit të sapoinfektuar.

Studimi i realizuar nga një grup kërkuesish shkencorë në SHBA, të cilët po punojnë me subvencionim nga shteti amerikan, ka përfshirë 804 pacientë të moshës 48-70 vjeç, ku pjesa më e madhe ishin burra. Shumica e pacientëve ishin në gjendje kritike për jetën nga Covid-19.

Rreth 13% e pacientëve që morën plasmën humbën jetën, ndërsa prej atyre që nuk morën plasmën, humbën jetën 25%. Prej këtu del edhe përfundimi se plasma ul vdekshmërinë me 57%.

“Rezultatet na inkurajojnë për vazhdimin e përdorimit të kësaj kure. E rëndësishme është të theksohet se pjesa më e madhe e pacientëve morën plasmë në fazën e fundit të sëmundjes, nëse kjo do të bëhet më herët, shifrat mund të jenë edhe më premtuese”, janë shprehur shkencëtarët pjesëmarrës në studim, të kryesuar nga Dr. Michael Joyner, i Klinikës “Mayo”, një Organizatë Mjekësore Jofitimprurëse me seli në qytete të ndryshme amerikane.