Studimi i fundit që tregon se sa gjatë mbijeton koronavirusi në lëkurë të njerëzve - Gazeta Express
string(82) "studimi-i-fundit-qe-tregon-se-sa-gjate-mbijeton-koronavirusi-ne-lekure-te-njerezve"

Studimi i fundit që tregon se sa gjatë mbijeton koronavirusi në lëkurë të njerëzve

Gazeta Express

06/10/2020 10:42

Një studim i ri i kryer së fundmi nga shkencëtarë japonezë, sugjeron që koronavirusi në lëkurën e njeriut mund të mbijetoj deri në dhjetë orë, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Në disa eksperimente laboratorike, hulumtuesit kanë testuar kohën se sa një virus mund të jetë aktiv në lëkurë dhe gjetën se Covid-19 mund të mbijetoj për nëntë orë, katër herë më shumë se virusi Influenza.  

Lexo Edhe:

Ekipi nga Kyote Prefectural University of Medicine në Japoni, tha se informacionet rreth kohëzgjatjes së virusit në lëkurë të njerëzve, mund të ndihmojnë në zbulimin e mënyrave të parandalimit të përhapjes së virusit.

“Stabiliteti i sindromës së rëndë akute të frymëmarjes SARSCoV-2 në lëkurën e njeriut mbetet ende i panjohur, duke marrë parasysh rreziqet e ekspozimit viral ndaj njerëzve” shkruan autorët.

“Ne kemi krijuar një model, që lejon riprodhimin e sigurt të patogjenëve në lëkurën e njeriut, për të matur kohëzgjatjen e mbijetesës së Covid-19 në lëkurë”, shtoi ekipi.

Për të studiuar këtë, ekipi përdori qeliza epiteliale të njerëzve nga qendra e autopsisë. Qelizat e lëkurës u përzien me disa mostra të koronavirusit dhe mostra të virusit influenza. Rezultatet treguan se virusi i gripit kishte mbijetuar në lëkurë për 1.8 orë, në krahasim me koronavirusin, i cili qëndroi aktiv nëntë orë në lëkurë.

“Këto rezultate kanë treguar se SARS-CoV-2 ka një stabilitet dukshëm më të lartë se viruset e tjera”, tha ekipi. Nga ana tjetër, është vërtetuar se të dy nga këto viruse inaktivizohen 15 sekonda pasi përdoret dezinfektuesi i duarve.

Këto gjetje mbështesin hipotezën që është thënë deri tani, se higjiena e duarve është faktori kryesor në parandalimin e përhapjes së Covid-19. /Gazeta Express