COVID-19 thuhet se shtyp funksionin e qelizave të rëndësishme të sistemit imunitar, duke e ndaluar trupin të luftojë kundër infeksionit, kanë raportuar të enjten studiuesit në Hong-Kong.
Ekipi i Universitetit të Hong-Kongut tha se gjetjet e tyre, tanimë të botuara të revistën Imuniteti, tregojnë se rritja e përgjigjes imune me ilaçe të caktuara, mund të ndihmojë pacientët të shërohen më shpejt dhe të përjetojnë simptoma më të lehta të sëmundjes. Këtë metodë, ata janë duke e testuar te disa grupe pacientësh me koronavirus.
Studiuesit analizuan gjakun e 41 pacientëve të trajtuar për koronavirus në Hong-Kong, dhe krahasuan funksionin e tyre imunitar me atë të pjesëmarrësve të shëndetshëm. Si rezultat, ata vërejtën se disa qelizat të sistemit imunitar të njohura si dentritike, së bashku me qelizat T dhe qelizat vrasëse të sistemit imunitar ishin shtypur nga virusi dhe nuk ishin funksionale. Të gjitha këto qeliza janë mbrojtëse dhe I përgjigjen infeksioneve në trup.
“Gjetjet tona sugjerojnë që aktivizimi I përgjigjes imune me përdorimin e barnave të hershme për forcimin e sistemit imunitar, mund të jenë një metodë e rëndësishme për uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga Covid-19”, tha Yuen Këok, kryesues I studimit.
Një nga këto ilaçe është pikërisht beta B1, që më herët është përdorur si trajtim për sklerozën e shumëfishtë, por për shkak se ka ndikim edhe në sistemin imunitar është duke u testuar edhe për pacientët me koronavirus. /CNN/ Gazeta Express