Studimi i fundit: Koronavirusi shkakton koagulim të gjakut në të gjitha organet jetike - Gazeta Express
string(85) "studimi-i-fundit-koronavirusi-shkakton-koagulim-te-gjakut-ne-te-gjitha-organet-jetike"

Studimi i fundit: Koronavirusi shkakton koagulim të gjakut në të gjitha organet jetike

Gazeta Express

10/07/2020 11:24

Autopsitë e shumë njerëzve, që vdiqën si pasojë e koronavirusit janë duke i ndihmuar mjekët dhe shkencëtarët të kuptojnë se si sëmundje COVID-19 ndikon në organizëm, dhe një nga gjetjet më të fundit ka të bëjë me mpiksjen e gjakut, shkruan CNN.

Dr. Amy Rapkiewicz, kryetare e departamentit të patologjisë në Qendrën Mjekësore në Nëw York dha këtë deklaratë për “OutFront” të ënjtën në mbrëmje.

Lexo Edhe:

Edhe studimet e mëparshme kanë dëshmuar që pacientë me  COVID-19 mund të zhvillojnë çrregullime të tilla si mpiksja e gjakut, por tai shkalla e këtij çrregullimi thuhet se është mjaft serioze.

Në fazat e hershme të pandemisë, mjekët vunë re që pacientët me COVID-19 janë duke përjetuar edhe një koagulim të gjakut në pjesë të ndryshme të trupit.

“Ajo që ne pamë në obduksione ishte një lloj zgjerimi i këtij problemi. Ne pamë që koagulimi apo trashja e gjakut ishte prezente pothuajse në çdo organ jetik dhe kjo çështje duhet të trajtohet”. /CNN/ Gazeta Express