Studimi i fundit: Konsumimi i kafesë gjatë shtatzënisë i dëmshëm për shëndetin e foshnjave - Gazeta Express
string(89) "studimi-i-fundit-konsumimi-i-kafese-gjate-shtatzenise-i-demshem-per-shendetin-e-foshnjave"

Gazeta Express

25/08/2020 11:53

Studimi i fundit: Konsumimi i kafesë gjatë shtatzënisë i dëmshëm për shëndetin e foshnjave

Gazeta Express

25/08/2020 11:53

Gratë shtatëzëna duhet të shmangin konsumimin e kafesë dhe pijeve të tjera, që përmbajnë kafeinë për shkak të shëndetit të foshnjës së tyre, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Një hulumtim I bërë së fundmi sugjeroi se gratë, të cilat janë shtatëzënë ose planifikojnë të mbesin shtatëzënë duhet ta shmangin konsumimin e kafeinës në çdo mënyrë.

Lexo Edhe:

Bazuar në 48 studime të bëra mbi 20 vjet, hulumtuesit arritën në përfundim se edhe konsumimi minimal I kafeinës rrit rrezikun e abortit, lindjes së vështirësuar dhe lindjen e foshnjave më të dobëta.

Ky hulumtim është në kundërshtim me studimet e mëparshme sipas së cilave, konsumimi I moderuar I kafesë nga gratë shtatëzëna nuk ka ndonjë efekt negativ për shëndetin e foshnjave.

Sipas autorit të këtij hulumtimi, mijëra bebe pësojnë dëmtime shëndetësore si pasojë e konsumimit të kafesë nga nënat e tyre. Sipas hulumtimit, kafeja rrit rrezikun e abortit për 36% dhe  rrezikun e dobësimit të shëndetit tek foshnjat për 19 përqind. Leukemia dhe mbipesha tek foshnjat ishin gjithashtu rreziqe të mundshme.

Në një kalkulim të bërë nga Jack James autor I studimit të fundit, nëse çdo grua shtatzënë në Britani do të konsumonte 200mg kafeinë në ditë që është ekuivalente me dy filxhane kafe, 70.000 foshnje do të pësonin dëmtime shëndetësore.

Në bazë të studimeve, kafeina thithet shumë shpejt nga trupi, por duhen pesë orë që niveli I saj në gjak të përgjysmohet. Mirëpo, gjatë shtatëzënisë trupit I duhet më gjatë për të shpërbërë këtë substancë nga gjaku. Sipas ekspertëve, një gruaje shtatzënë I duhet 18 orë që niveli I kafeinës në gjak të përgjysmohet.

Kjo do të thotë që një foshnje e palindur është e ekspozuar ndaj kësaj substance për gati një ditë të plotë.

Për dallim nga ky hulumtim Shoqata e Gjinekologëve në Britani ka deklaruar se ata I mbështesin studimet e bëra më herët, sipas së cilave konsumimi I moderuar I kafesë nuk ka ndikim negativ tek foshnjat, dhe është I parrezikshëm. /Gazeta Express