Studimi: Holluesit e gjakut reduktojnë vdekjet tek pacientët me koronavirus - Gazeta Express
string(74) "studimi-holluesit-e-gjakut-reduktojne-vdekjet-tek-pacientet-me-koronavirus"

Gazeta Express

27/08/2020 13:11

Studimi: Holluesit e gjakut reduktojnë vdekjet tek pacientët me koronavirus

Gazeta Express

27/08/2020 13:11

Holluesit e gjakut duket se zvogëlojnë rrezikun e vdekjes deri në 50% në mesin e pacientëve me koronavirus, raportuan studiuesit të marten.

Studimi I bërë me më shumë se 4.300 pacientë dëshmoi, se shumica e personave, që kishin ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus, kishin patur edhe koagulim të gjakut.

Lexo Edhe:

“Njerëzit, që janë trajtuar me antikoagulantë terapeutikë dhe parandalues ishin shumë më pak të rrezikuar nga përkeqësimi I gjendjes nga koronavirusi”, shkruajti ekipi në raportin e tyre të botuar në Journal of American College of Cardiology. Nga ana tjetër, Dr Valentin Fuster, autor I studimit tha, se pacientët që nuk kishin përdorur antikoagulantë apo hollues të gjakut ose ishin të intubuar ose kishin ndërruar jetë.

Në mesin e pacientëve 75% e tyre që merrnin antikolagulantë ishin shëruar plotësisht, 22% vdiqën ndërsa 3% ishin ende të shtruar në spitale. Ndërkohë në mesin e pacientëve, që nuk kishin përdorur hollues gjaku, 60% prej tyre ishin shëruar, 26% kishin vdekur ndërsa 13% prej tyre ishin ende të shtrirë në spital.

Një nga këta pacientë që thuhet se kishte arritur të shpëtonte pas trajtimit me hollues gjaku ishte Sal Mazzara, një nga të mbijetuarit e koronavirusit, i cili ishte hospitalizuar në prill të këtij viti, dhe për një muaj kishte qenë me ventialor. Krahas ilaçit tanimë të aprovuar Remdesivir,  Sal ishte trajtuar edhe me ilaçe kundër mpiksjes apo koagulimit të gjakut.

Kjo simptomë e zhvilluar tek pacientët me koronavirus u vërejt së pari në spitalet e New York-ut në mars të këtij viti, ku mjekët vunë re se pacientët e tyre po përjetonin edhe mpiksje të gjakut,  gjendje kjo që çonte në dializë, dëmtim të mushkërive, te mëlçisë, dëmtime të rënda në zemër dhe rrjedhimisht përkeqësim të gjendjes.

Edhe studimi I bërë së fundmi, aprovon që antikolagulantët siç janë: apixaban dhe heparinë të dy treguan efekte pozitive në parandalimin e kësaj simptome anësore tek të infektuarit me Covid. /Gazeta Express