Studimi: Ekspozimi i tepërt ndaj dritës artificiale është i lidhur me kancerin e gjirit - Gazeta Express
string(86) "studimi-ekspozimi-i-tepert-ndaj-drites-artificiale-eshte-i-lidhur-me-kancerin-e-gjirit"

Gazeta Express

07/10/2020 10:31

Studimi: Ekspozimi i tepërt ndaj dritës artificiale është i lidhur me kancerin e gjirit

Gazeta Express

07/10/2020 10:31

Shkencëtarët së fundmi, kanë paralajmëruar se drita e tepërt artificiale gjatë natës mund të shkaktojë efekte negative në shëndet, që nga shqetësimet e gjumit deri tek ankthi dhe rritja e rrezikut të kancerit.

Një nga problemet kryesore është shtypja e sekretimit te melatoninës, një hormon që sekretohet në errësirë dhe është thelbësor në rregullimin e gjumit, paralajmëroi Luc Schlangen profesor i Unviersitetit të Teknologjisë Eindhoven në Holandë, gjatë një forumi virtual mbi ndotjen e dritës të organizuar në Vjenë.

Lexo Edhe:

Sipas Shlangen është e nevojshme shumë pak dritë artificiale për të bllokuar sekretimin e rregullt të këtij hormoni.  Në vendet ku ka shumë ndriçim artificial gjatë natës, sekretimi i melatoninës vonohet duke çrregulluar ciklin e gjumit dhe duke shkaktuar, që njerëzit të shkojnë në shtrat shumë më vone se zakonisht.

Ky çrregullim i hormoneve shkakton ankth, çrregullime emocionale dhe mbipeshë.

Sipas Mario Motta, një kardiolog në “American Medical Association”, krahas këtyre problemeve ka një numër të madh të studimeve, që e lidhin ekspozimin e tepërt të dritës artificiale me zhvillimin e simptomave të kancerit të gjirit dhe të prostatës.

Motta gjithashtu ka shpjeguar, që pacientët që kanë kancer të gjirit dhe i ekspozohen në mënyrë të vazhdueshme dritës artificiale gjatë natës, janë të rrezikuar nga avancimi më i shpejtë i qelizave kancerogjene dhe përparimi i sëmundjes. /Gazeta Express