Studim: Vdekshmëria nga COVID-19 ka rënë për 30 për qind, kjo është arsyeja - Gazeta Express
string(73) "studim-vdekshmeria-nga-covid-19-ka-rene-per-30-per-qind-kjo-eshte-arsyeja"

Studim: Vdekshmëria nga COVID-19 ka rënë për 30 për qind, kjo është arsyeja

Gazeta Express

13/11/2020 14:36

Gjasat për një person i infektuar me koronavirus të përfundojë në mënyrë fatale kanë rënë për gati një të tretën në krahasim me muajin prill dhe kjo ka ndodhur për shkak të përmirësimit në trajtimin mjekësor që u bëhet pacientëve, kanë vlerësuar studiuesit në Institutin për Matje dhe Vlerësime Shëndetësore të Universitetit të Uashingtonit.

Në Shtetet e Bashkuara, sëmundja COVID-19 vret rreth 0.6 për qind të personave të infektuar me virusin e ri, në krahasim me 0.9 për qind sa ishte në fazën e parë të pandemisë, tha për agjencinë “Reuters” Christopher Murray, drejtor i këtij instituti.

Lexo Edhe:

Sipas tij, kjo statistikë tregon se mjekët kanë gjetur mënyra më të mira për t’u kujdesur për pacientët, përfshirë përdorimin e ilaçeve për tëhollimin e gjakut dhe përkrahjen me pajisje të oksigjenit. Janë identifikuar edhe trajtime tjera efektive, si ilaçi deksametazon.

Ekspertët kanë hasur në vështirësi për ta matur një gjë shumë të rëndësishme në pandemi – shkallën e vdekshmërisë. Kjo vështirësi për matje është rënduar për shkak se shumë persona të infektuar nuk përjetojnë simptoma dhe kurrë nuk identifikohen si të infektuar, transmeton Gazeta Express.

Ky institut tha se ka përdorur një shkallë të matjes përmes raportit infeksione – vdekje që është marrë nga pyetësorët pas llogaritjes së moshës së pacientëve. Është arritur në përfundimin që është thënë edhe më parë – të moshuarit janë në rrezik shumë më të lartë sesa të rinjtë.

“Ne e dimë se rreziku është në mënyrë thelbësore i lidhur me moshën. Për çdo vit më shumë në moshë, rreziku i vdekjes nga COVID-19 rritet për 9 për qind”, shtoi Murray.