Studim: Niveli i vitaminës D përcakton se me çfarë problemesh shëndetësore mund të përballeni në të ardhmen - Gazeta Express
string(106) "studim-niveli-i-vitamines-d-percakton-se-me-cfare-problemesh-shendetesore-mund-te-perballeni-ne-te-ardhmen"

Studim: Niveli i vitaminës D përcakton se me çfarë problemesh shëndetësore mund të përballeni në të ardhmen

Gazeta Express

14/09/2020 14:33

Përparimet shkencore po ndihmojnë studiuesit dhe shkencëtarët të gjejnë mënyra të reja për të identifikuar sëmundjet sa më herët. Një përparim I tillë, tregon se nivelet e qarkullimit të vitaminës D në gjak, mund të jenë parashikues të mirë për të përcaktuar rreziqet e sëmundjeve tek burrat, shkruan Medical News.

Dr Leen Antonio nga Spitali Universitar në Belgjikë dhe një ekip studiuesish evropianë zhvilluan një stdim të ri. Ata prezantuan gjetjet e tyre në konferencën e 22-të të Kongresit Evropian të Endokrinologjikë në fillim të këtij muaji.

Lexo Edhe:

Vitamina D është shumë e rëndësishme për ruatjen e kockave të shëndetshme si dhe mbrojtjen nga infeksionet dhe sëmundjet. Mungesa e vitamines D është një problem shëndetësor, me të cilën përballen rreth 1 miliard njerëz në botë.

Disa nga rreziqet kryesore të mungesës së vitaminës D janë:

Osteoporoza

Sëmundjet kardiovaskulare

Kanceri

Diabeti

Rënia kognitive

Në studimin e fundit, Dr Antonio me kolegët e tij përdoren të dhëna nga Studimi Evropian I Plakjes së Meshkujve të personave të moshave nga 40 deri në 79 vjeç. Për të hetuar nëse sasia e vitaminës D ka ndikim në shëndetin e tyre, studiuesit matën nivelet e kësaj vitamine në gjak.

Si përfundim shkencëtarët vërejtën se mungesa e vitaminës D shoqërohet me një ndikim negativ në shëndetin e përgjithshëm dhe mund të jetë parashikues I një rreziku më të lartë të vdekjes.

“Të dhënat tona sugjerojnë që të dy nivelet totale të formave të vitamines D, janë masë e rrezikut shëndetësor në të ardhmen tek burrat”, tha Dr Antonio.

Gjithsesi, hetimet e mëtejshme për nivelin e vitamines D dhe marrëdhënien e tyre me shëndetin e dobët mund të jetë një fushë mjaft premtuese për studime të ardhëshme. /Gazeta Express