Studim: Ky grup i gjakut ka gjasa më të ulta të preket nga koronavirusi - Gazeta Express
string(70) "studim-ky-grup-i-gjakut-ka-gjasa-me-te-ulta-te-preket-nga-koronavirusi"

Gazeta Express

20/03/2020 19:34

Studim: Ky grup i gjakut ka gjasa më të ulta të preket nga koronavirusi

Gazeta Express

20/03/2020 19:34

Një studim preliminar ka gjetur një lidhje në mes të tipit të gjakut dhe gjasës për t’u prekur nga koronavirusi. Sipas autorëve, personat me grupin A të gjakut mund të jenë më të rrezikuar nga covid-19, në krahasim me personat me grupet e tjera të gjakut.

Hulumtusit nga Universiteti I shkencës dhe Teknologjisë në Kinë, së fundmi kanë kryer një studim, sipas së cilit edhe grupi i gjakut luan një rol në infektimit me koronavirus. Studimi I tyre, është ende preliminar, prandaj nuk është publikuar ende në asnjë revistë shkencore.

Lexo Edhe:

Hulumtuesit kanë analizuar 2173 individë, të cilët ishin hospitalizuar me Covid-19 në Wuhan. Ekipi i studiuesve, kishte krahasuar shkallen e sëmundjes dhe grupet e gjakut të këtyre pacientëve. Ata gjetën se personat me grupin A të gjakut ishin shumë më të prekur nga kjo sëmundje infektuese.

Ndërkaq, personat me grupin O të  gjakut ishin më pak të rrezikuar nga kjo sëmundje.

Sipas shkencëtarëve, këto gjetje ende nuk janë verifikuar, prandaj nuk do të thotë që personat me grupin 0 të gjakut të mos mbrohen ose të mos kenë kujdes.

Gjithsesi, nëse këto gjetje do të verifikohen, atëherë do t’I ndihmonin të gjithë shkencëtarët, në zbulimin e   vaksinës dhe terapive anti-virale për trajtimin e këtij virusi. / Medical Neës/ Gazeta Express