Mbipesha tek fëmijët rrit rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë, kanë treguar studimet e fundit.
Ekspertët thonë se një në dhjetë raste te sklerozës multiple është e lidhur me njerëzit, që kishin qenë me mbipeshë gjatë fëmijërisë, shkruan Dailymail.
Skleroza e shumëfishtë është një sëmundje progresive që prek trurin dhe palcën kurrizore, duke shkaktuar kështu probleme me aftësitë motorike të një personi, ekuilibrin dhe lëvizjen në përgjithësi. Kjo sëmundje zakonisht diagnostikohet në të njëzetat dhe tridhjetat. Studimet e mëparshme kanë zbuluar se gjysma e faktorëve, që e rrisin rrezikun e kësaj sëmundjeje janë ambientalë apo faktorë të jashtëm mjedisorë.
Studimi I ri I kryeser nga Unviersiteti I Oksfordit, synonte të vlerësonte se sa raste me sklerozë të shumëfishtë ishin rezultate të pirjes së duhanit apo mbipeshës. Sipas këtij studimi, mbipesha përbënte rreth dhjetë përqind të rrezikut të zhvillimit të slerozës multiple, por ky proporcion do të rritet nëse nivelet e mbipeshës tek fëmijët vazhdojnë të rriten.
Studimi I botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë tha, që mbipesha e fëmijëve parashikohet që deri në vitin 2035 të kontribuoj deri në 14 përqind të rrezikut të përgjithshëm të sklerozës. Këto parashikime sipas ekspertëve mund të jetë të vërteta, për shkak se është vërejtur një rritje e obezitetit në të gjitha shtetet.
“Gjetjet tona nxjerrin në pah potencialin tonë për të zvogëluar incidencën e shumë sëmundjeve në botë duke synuar strategji të shëndetit publik dhe duke ndërruar stilin e jetesës“, tha Dr Ruth Dobson, autor I studimit. /Gazeta Express