Studim: A funksionon vaji i kanabisit në trajtimin e depresionit - Gazeta Express
string(63) "studim-a-funksionon-vaji-i-kanabisit-ne-trajtimin-e-depresionit"

Studim: A funksionon vaji i kanabisit në trajtimin e depresionit

Gazeta Express

28/09/2020 14:27

Shëndeti mendor është një çështje shqetësuese gjithnjë në rritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në botë.

Sipas Aleancës Kombëtare të Sëmundjeve Mendore, një në pesë të rritur në Amerikë përjetojnë sëmundje mendore çdo vit. Kjo vlerë është ekuivalente me 47 milion amerikanë të prekur nga sëmundjet mentale çdo vit.

Lexo Edhe:

Shumica e çrregullimeve mentale si paniku, depresioni, ankthi dhe çrregullimi I stresit post-traumatik trajtohen me ilaçe që synojnë rritjen e seratoninës në tru. Këto ilaçe janë të dobishme për disa, por gjithashtu mund të kenë efekte anësore për disa të tjerë. Për t’I shmangur këto efekte, shumë njerëz po kërkojnë një qasje alternative kur bëhet fjale për shëndetin mendor, diçka më natyrore.

Një ndër këto produkte, të cilat janë duke u testuar vazhdimisht në lidhje me efektin e tij në trajtimin e depresionit është pikërisht vaji I kanabisit ose kanabidioli, I cili derivohet nga bima e kërpit dhe sativës.

Shumë studime kanë përkrahur përdorimin e vajit të kanabisit në trajtimin e sulmit të panikut, I cili përkufizohet si një episod intensiv I ankthit apo frikës, shoqëruar shpesh me simptoma fizike, siç janë: rritjet e rrahjeve të zemrës, shpeshtësim të frymëmarrjes dhe ngulçim.

Edhe pse duhen ende studime të tjera për të dëshmuar me siguri efikasitetin e tij, thuhet se vaji I kanabisit stimulon receptorët që ndihmojnë kontrollimin e emocioneve, dhimbjes, inflamacionit apo gjendjes tonë shpirtërore.

Pavarësisht përplasjeve të shumta në mes të studimeve të ndryshme në lidhje me efektivitetin e kanabidolit,  për shumë persona ai mbetet si një zgjedhje popullore dhe natyrale për trajtimin e çregullimeve të ankthit, gjumit apo dhimbjeve kronike. /Medical Daily / Gazeta Express