Studentja u shkruan letër komshinjve të zhurmshëm në marrëdhenie, ja çfarë përgjigje merr


load
Gazeta Express
2 Nëntor 2019 11:04

Një shkëmbim letrash mes komshinjsh ka bërë gjiron e botës. Protagoniste e kësaj ngjarje është një studente nga Universiteti i “Syracause”, Jenna Levine, e cila u ka shkruar një letër komshinjve të saj, duke ua tërhequr vërejtjen se janë shumë të zhurmshëm gjatë marrëdhënieve seksuale.

 “Iu lutem bëni seks pak më qetë, sepse disa nga ne po provojnë të flemë & përveç kësaj mos të flasim për faktin që po ma kujtoni se sa e vetmuar jam… ndjehuni të lirë të bëni gjithçka që dëshironi, vetëm iu lutem, bëjeni fëlliqur, por më më pak zhurmë. Faleminderit”, kjo është letra e studentes, shkruan The Indepedent, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë nuk kishte vonuar as përgjigja e komshinjve zhurmagjinjë, të cilët ia kanë kthyer letrën studentes.

 “ E dashur komshike, më vjen jashtëzakonisht keq. Nuk e kam analizuar se sa i zhurmshëm kam qenë, ndonjëherë, të bërit sex me zë shumë të lartë është më ‘hot’ e që të kushton, gjë për të cilën sinqerisht kërkoj falje. Me vjen shumë keq, e shpresoj që nuk ka ndodhur shumë shpesh, dhe faleminderit për letrën. Do të provoj ta bëjë më fëlliqur me zë më të vogël. Dhe mos u shqetëso, nuk do të jesh e vetme përgjithmonë. Personi i duhur do të vij kur të vij koha. Unë isha single për 18 vjet, haha. Edhe një herë, Më vjen keq sinqerisht. Sorry, Dhoma 338”, thuhet në letrën e komshinjve./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart