Studentja rrëfen se si e ngacmoi i moshuari në autobus


Gazeta Express
19 Maj 2019 10:10

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht disa studente.

Mediat italiane kanë raportuar se një grup studentesh kanë denoncuar në polici se një burrë i moshuar nga Shqipëria i kishte ngacmuar ato seksualisht në urban.

Mësohet se akti i turpshëm ka ndodhur në autobusët e transportit urban, nga Giulianova-Pescara, Giulianova-Teramo dhe anasjelltas.

E ditur bëhet se një nga studentet italiane në dëshminë e saj ka thënë:

Isha duke fjetur, më pas ndjeva se ai që ishte ulur pranë meje po më prekte në pjesët intime.’’

Më tej pas dëshmive policia dërgoi policë të veshur civilë në autobus dhe njëra prej studenteve e njohu shqiptarin e më pas policia e ka arrestuar.

Te fundit


Kthehu lart