Studentja e tij i reagon Shpend Ahmetit, tarracat po i rrënoni, brenda nuk po na lejoni - Gazeta Express
string(85) "studentja-e-tij-i-reagon-shpend-ahmetit-tarracat-po-i-rrenoni-brenda-nuk-po-na-lejoni"

Studentja e tij i reagon Shpend Ahmetit, tarracat po i rrënoni, brenda nuk po na lejoni

Gazeta Express

06/07/2020 11:07

Gresa Statovci, pronare e një lokali në Prishtinë, thotë se kryetari Shpend Ahmeti, në vend se t’u ndihmojë kafiterive në kohën e rrënimit ekonomik, komuna po u rrënon tarracat e lokaleve edhe gjatë pandemisë.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që kafiteritë dhe restorantet në Prishtinë të punojnë vetëm jashtë në tarraca, duke ndaluar veprimtarin e tyre brenda objekteve.

Lexo Edhe:

Statovci shkruan se Ahmeti dhe komuna e Prishtinës po u merr edhe këtë të drejtë, duke vazhduar rrënimin e tarracave në kryeqytet.

“Të paktën një fije mëshire për këto ditë të jashtëzakonshme nuk besoj që e kishin lënë “vetëm” këtë problem të pazgjidhur në Prishtinë. Në vend se me i ndihmu punëtoreve të mia, unë do të detyrohem të lë familje pa bukë”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i plotë:

Terrori i Komuna e Prishtinës

57 raste dje në Prishtinë; Qeveria kërkon të punohet vetëm në terrasa të hapura; Komuna e Prishtines vazhdon punën për rrënimin e terrasës në këtë gjendje të jashtëzakonshme.

Profa, Shpend Ahmeti, më ka arsimu që me i shiku vendet përreth se si zgjedhin probleme shtetërore përmes politikbërjes. Për mua, vetëm përmes statuseve të kryetarit, e shoh që problem për momentin e ka “ekonomia, ekonomia, ekonomia” e me një klikim në google shihet zgjidhjen që vendet e perëndimit e kanë gjetë: Parisi lejon restorantet të përdorin hapësirën publike për rimëkëmbje pas COVID: http://ëëë.rfi.fr/…/20200601-paris-alloës-restaurants-bars-…

Kam qenë debatere nën trajnim të profës, por ende nuk po e kuptoj në cilën anë të debatit është profa: për ekonominë, a për rrënimin e ekonomisë gjatë pandemisë? Të paktën një fije mëshire për këto ditë të jashtëzakonshme nuk besoj që e kishin lënë “vetëm” këtë problem të pazgjidhur në Prishtinë. Në vend se me i ndihmu punëtoreve të mia, unë do të detyrohem të lë familje pa bukë.