Struga eliminohet nga Liga e Kampionëve, mposhtet edhe në shtëpi nga Slovan Bratislava - Gazeta Express
string(85) "struga-eliminohet-nga-liga-e-kampioneve-mposhtet-edhe-ne-shtepi-nga-slovan-bratislava"

Struga eliminohet nga Liga e Kampionëve, mposhtet edhe në shtëpi nga Slovan Bratislava

Futboll

Gazeta Express

17/07/2024 18:54

Struga është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Ekipi shqiptar i cili u shpall kampion në Maqedoninë e Veriut është eliminuar në raundin e parë kualifikues të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Lexo Edhe:

Pasi u mposht në ndeshjen e parë në Sllovaki nga Slovan Bratislava 4:2, Struga u mposht edhe sot në shtëpi.

1:2 ishte rezultati i sotëm dhe 3:6 ai i përgjithshmi.

Megjithatë, Struga nuk është përshëndetur komplet nga garat evropiane.

Kjo pasi që, ata do të garojnë në kualifikimet për Ligën e Konferencës në vazhdim.