Stresi lirohet nga ndalimi prej 48 orësh, jep më shumë detaje zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë - Gazeta Express
string(102) "stresi-lirohet-nga-ndalimi-prej-48-oresh-jep-me-shume-detaje-zedhenesi-i-prokurorise-themelore-ne-peje"

Rozë

Gazeta Express

02/11/2024 18:07

Stresi lirohet nga ndalimi prej 48 orësh, jep më shumë detaje zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë

Rozë

Gazeta Express

02/11/2024 18:07

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është liruar nga ndalimi prej 48 orësh që i ishte vendosur më 1 nëntor 2024.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë: “Personi i pandehur me inicialet A.L dje është paraqitur në stacionin policor, pas intervistimit është ndaluar për 48 me urdhër të prokurorit të shtetit”.

Më tutje ai vazhdoi: Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor ka parashtuar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ku sot gjatë seancës dëgjimore tha se mund të bëhet edhe pjesa e dorëzanisë, ku gjykata e ka vlerësuar shumën prej 20.000 eurosh e deponuar nga personi i pandehur në arkat shtetërore, si lloj garance se do të jetë prezent tek organet hetuese deri në fund të kësaj çështjeje penale sa herë që të ftohet”.

“I njëjti dyshohet për vepën penale, ndihmë në kryerjen e veprës së rëndë penale – lëndim trupor. Pasi kemi pranuar disa ekspertiza për lëndime të lehta trupore të shkaktuara ndaj viktimave me siguri kjo vepër penale do të rikualifikohet”, përfundoi ai.