Stresi flet pas daljes nga burgu, flet sikur të ‘ishte Parajsa’: Kam kaluar shumë mirë atje brenda


Gazeta Express
22 Korrik 2019 11:39

Pak javë më parë, reperi Stresi doli nga qelia pas 8 muajsh që ishte brenda. Lajmi bëri bujë në të gjitha mediat, mirëpo Stresi vendosi mos të prononcohej për këtë pjesë dhe vazhdoi jetën e tij. Ai ka lajmëruar se shumë shpejt do të sjell këngë të reja dhe së fundmi i ftuar në emisionin “72 Sen” me Meriton Mjekiqin për herë të parë ka folur për periudhën që ka qenë brenda.

“Jena të lumtur që të kemi jashtë Stresi, si po kalon këto ditë lirie? Ishalla kurrë në jetë nuk të shohim më brenda.”, i thotë moderatori Stresit.

“Është pjesë e jetës , po mirë, kam kaluar shumë mirë. Është njerëzore me arrit aty, pavarësisht se unë kam qenë b.u.r.g politik. Vallaj për burra është , më kanë prit me krah hapur atje dhe nuk e kam ndjerë hiç. Thonë që atje është f.er.r, por jo jo atje është shumë qetë. Unë e kam pasur të nevojshme të pushoj pak.” , ka thënë reperi teksa ka folur dhe për marrëdhënien që krijoi me personat e tjerë.

“Dua ta them këtu dhe të gjithë ata që janë djem kanë për ta kuptuar këtë gjë. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se qysh më kanë prit atje. Është një ndjenë shumë e madhe sepse kur shkon atje nuk e di çfarë do të ndodh. Prej ditës së parë që kam shkuar e deri në të fundit unë kam për t’i falënderuar të gjithë ata që më kanë respektuar aty brenda. Ditën kur ika i kam takuar 300 persona nga 450 e ca që ka pas brenda, aq mirë kemi kaluar aty.”, ka thënë ai teksa ka vijuar të tregojë që gjithçka ka qenë politike për shkak të babait të tij.

“Mua më kanë bërë një a.r.re.s.ti.m të paligjshëm , me kamera dhe me sende që nuk lejohen dhe unë kam për ta çuar në Strasburg në Francë, sepse ata do e gjykojnë më mirë. Ata hynë me forcë kanë thyer derën. Kur kam parë kamerën i kam thënë atij: ‘ti nuk je burrë’. Më pas u sollën mirë u qetësuan .” përfundon ai./Xing.al.

Te fundit


Kthehu lart