Strakosha negativ në testin e fundit, gati për ndeshjen ndaj Crotones - Gazeta Express
string(68) "strakosha-negativ-ne-testin-e-fundit-gati-per-ndeshjen-ndaj-crotones"

Strakosha negativ në testin e fundit, gati për ndeshjen ndaj Crotones

Gazeta Express

20/11/2020 8:21

Thomas Strakosha ka mposhtur koronavirusin dhe pritet të vihet në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi për ndeshjen e kësaj fundjave, në transfertën ndaj skuadrës së ngjitur rishtazi në elitën e futbollit italian, Crotones.

Portieri 25-vjeçar shqiptar ka rreth një muaj që nuk luan dhe së fundi humbi edhe 3 ndeshjet e Kombëtares Shqiptare, dy në Ligën e Kombeve dhe miqësoren me Kosovën, pasi kishte rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Lexo Edhe:

Gjithsesi në tamponët e kryer dje nga klubi kryeqytetas, Strakosha rezultoi negative, ashtu si edhe sulmuesi i bardhekaltërve Ciro Immobile, dhe që të dy pritet të jenë në dispozicion të Inzaghit për ndeshjen e të shtunës.