Stop përdorimit të suplementeve të vitaminave!


Gazeta Express
11 Prill 2019 9:30

Konsumimi i vitaminave dhe mineraleve ka nje efekt pozitiv në shëndetin tonë, mirëpo këtë efekt e japin vetëm vitaminat e marra nga ushqimet dhe jo nga suplementet, kjo sipas studimit të fundit, transmeton Gazeta  Express.

“Rezultatet tona mbështesin idenë se vlerat ushqyese të vitaminave në ushqim nuk janë parë në suplemente” tha atori i këtyre studimeve Fang Zhang, profesor në Universitetin e Massachusetts. Çfarë është e rëndësishme të ceket është se konsumimi i tepërt i këtyre suplementeve mund të shkaktojë dëme në shëndetin e tjeriut. Konsumimi i sasisë së lartë të kalciumit me anë të këtyre suplementeve rrit rrezikun e vdekjes nga kanceri.

Këta hulumtues studiuan informacionet e disa pjesëmarrësve, të cilët i pyetën nëse kanë marrë ndonjë suplement dhe mënyrën se si janë ushqyer 24 orët e fundit. Pas eksperimenteve të mëtutjeshme ky studim rezultoi që njerëzit që konsumojnë sasi adkuate të vitaminës K dhe magnezit kishin një rrezik më të ulët të vdekjes në krahasim me ata që kishin konsumuar sasi më të lartë të vitaminave, që zakonisht i kishin marrë me anë të suplementeve.

Studimi i fundit nuk është i vetmi që ka ardhur në përfundim se suplementet mund të shkaktojnë dëme në shëndetin e njeriut. Një studim i bërë në vitin 2011 gjithashtu erdhi në përfundim se marrja e vitaminës E nga suplementet rrit rrezikun e kancerit të prastatës.

Gjithsesi konsumimi i moderuar i këtyre suplementeve edhe nga njerëzit e moshuar apo gratë shtatzëna është i lejueshëm. Njerëzit me alergji apo problem të tretjes nuk duhe të konsumojnë suplemente të vitaminave dhe mineraleve. Ky studim u publikua në datën 8 prill në revistën “Annals of Internal Medicine”. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart