Stoli i Interit, i dyti më i dobëti në Serie A - Gazeta Express
string(45) "stoli-i-interit-i-dyti-me-i-dobeti-ne-serie-a"

Stoli i Interit, i dyti më i dobëti në Serie A

Gazeta Express

05/06/2020 16:15

Lojtarët e stolit të Interit e kanë shënuar vetëm një gol në Serie A gjatë këtij sezoni, duke mbajtur kështu rekord më të mirë vetëm se SPAL në këtë aspekt, për dallim nga Atalanta, zëvendësuesit e së cilës kanë kontribuar me 14 gola.

Goli i vetëm i shënuar nga një lojtar i Interit që e kishte nisur ndeshjen në stol këtë sezon është goli i Alessandro Bastonit, i cili e zëvendësoi Diego Godinin në ndeshjen e janarit kundër Levves dhe e shënoi golin e barazimit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra e vetme që ka rekord më të keq sesa Interi në këtë aspekt është SPAL, pasi që zëvendësuesit e kësaj skuadre s’kanë arritur ende ta shënojnë as edhe një gol të vetëm këtë sezon.

Në kontrast të madh me këto dy skuadra është Atalanta, pasi që lojtarët e këtij klubi i kanë shënuar plot 14 gola pasi kanë hyrë në lojë nga stoli, pesë më shumë se Verona që e mban pozitën e dytë në këtë garë dhe tetë më shumë sesa Juventusi.

Sulmuesi i Atalantas, Luis Muriel, ka kontribuar me gjysmën e golave të skuadrës së tij (7), duke u bërë kështu i njohur si superzëvendësuesi në Serie A.

Golat e shënuara nga zëvendësuesit e ekipeve në Serie A këtë sezon:

Atalanta 14 

Verona 9

Parma 8

Lazio 7

Juventus 6

Genoa 5

Lecce 5

Milan 5

Sampdoria 5

Cagliari 4

Napoli 4

Torino 4

Fiorentina 3

Roma 3

Bologna 2

Brescia 2

Sassuolo 2

Udinese 2

Inter 1

SPAL 0