Stipe Mesiç do të shpallet “Qytetar Nderi” në Pejë


Gazeta Express
12 Qershor 2019 12:37

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, do të marrë titullin “Qytetar Nderi” në qytetin e Pejës.

Çmimi do t’i ndahet atij me datën 16 qershor, kur edhe është Dita e Çlirimit të këtij qyteti.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Pejës e cila e ka futur nderimin e ish-presidentit të Kroacisë në protokollin ceremonial në shënimin e kësaj dite.

Po ashtu me të njëjtin çmim do të nderohet edhe Mauro Del Vecchio, i cili ishte gjeneral i Forcave Ushtarake të NATO-s në vitin 1999.

Në orën 13 pritet edhe inaugurimi i përmendores së Heronjve të Lirisë dhe Heroit Kombëtar Shkelzen Haradinaj. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart