Stilistja shqiptare komenton veshjen e Trump dhe çiftit Biden, ja mesazhi që përcollën - Gazeta Express
string(85) "stilistja-shqiptare-komenton-veshjen-e-trump-dhe-ciftit-biden-ja-mesazhi-qe-percollen"

Stilistja shqiptare komenton veshjen e Trump dhe çiftit Biden, ja mesazhi që përcollën

Rozë

Gazeta Express

22/01/2021 10:23

Imazhi i politikanëve është shumë i rëndësishëm dhe gjithmonë komentohet në mbarë mediat, aq më tepër kur bëhet fjalë për liderët më të rëndësishëm botërorë.

Së fundmi Doug Mills, fotograf i “New York Times” që nga viti 2002, i cili ka realizuar dhjetëra-mijëra shkrepje të Presidentit Donald Trump, e  ka cilësuar atë  si një nga presidentët ikonik.

Lexo Edhe:

Ndërsa për sa i përket Obamës mund të konsiderohet si një ndër presidentët më fotozhenikë.

Trump është komentuar gjithmonë për stilin e flokëve, për qëndrimin e për shumë detaje të tjera, duke mos lënë pas në asnjë moment të shumëpërfolurën Melania Trump.

Vetëm dy ditë më parë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Biden, ajo që ra në sy të mediave ishin ngjyrat e veshjeve në nuancat e blusë dhe lejlasë të Zonjës së Parë, zv presidentes apo Hilary Clinton e deri tek Michelle Obama që ka zgjedhur ngjyrën vishnje.

Stilistja e njohur, Anila Konomi ishte e ftuar në “Wake Up” ku komentoi veshjen e Donald Trump, presidentit Joe Biden dhe Zonjës së Parë, Jill.

Stilistja shqiptare komenton veshjen e Trump dhe çiftit Biden, ja mesazhi

“Donald Trump e ruajti me fanatizëm look-un e tij. Trump përdor monokolorë. Nuk tenton të marrë një kollare me pika, me hieroglifë. Trump është ikonik, sepse ai ka folur edhe me anë të veshjes së tij.

Është veshje konservatore dhe politikat e tij ashtu janë. Ai ka qenë vetvetja dhe nuk është këshilluar me të tjerë për të ndryshuar look-un”, sqaroi stilistja.

Stilistja shqiptare komenton veshjen e Trump dhe çiftit Biden, ja mesazhi

Për sa i përket veshjes se Joe dhe Bill Biden në ditën e inaugurimit, Konomi tha: “Ka qenë e qëllimshme, të gjitha Zonjat e Para kanë veshur këtë lloj kolori ndër vite, lelja. Mesazhi që do jepte Biden ishte të bashkonte demokratët dhe republikanët.

Jill pranoi të vishte blu marine, kolori që i ka shoqëruar të gjitha zonjat e para. Është kolor që ngjall shumë besim dhe është mesazhi që do t’u jepte ‘besoni te unë”.

Stilistja shqiptare komenton veshjen e Trump dhe çiftit Biden, ja mesazhi
Stilistja shqiptare komenton veshjen e Trump dhe çiftit Biden, ja mesazhi