Sterling në vend të Mbappes? - Gazeta Express
string(27) "sterling-ne-vend-te-mbappes"

Futboll

Gazeta Express

24/05/2022 10:57

Sterling në vend të Mbappes?

Futboll

Gazeta Express

24/05/2022 10:57

Real Madridi dështoi së fundmi për ta transferuar sulmuesin francez, Kylian Mbappe, i cili vendosi ta vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, “Los Blancos” paraprakisht kishin mbetur edhe pa Erling Haaland, pasi sulmuesi i deridjeshëm i Borussia Dortmundit nënshkroi me Manchester Cityn.

E tash, “Merengues” janë vënë në kërkim të një sulmuesi tjetër.

Sipas mediumit britanik “Daily Star”, kampioni i freskët spanjoll ia ka vënë syrin sulmuesit të “Citizens”, Raheem Sterling, përcjell “Gazeta Express”.

Sulmuesi anglez mungoi në paradën e trofeut të Cityt dje dhe gjithnjë e më shumë po shtohen zërat për një largim të tij të mundshëm nga “Etihad Stadium”.

Pra, nuk përjashtohet mundësia që përfaqësuesin anglez ta shohim duke luajtur në “Santiago Bernabeu” nga sezoni i ardhshëm.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat gjatë verës. /Gazeta Express/