Stefanova dhe Janeva ftohen për dëshmi në PTHP


Gazeta Express
10 Gusht 2019 10:46

Prokurorja nga Prokuroria Speciale Publike, Lile Stefanova është ftuar nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ajo në cilësinë e dëshmitarit duhet të paraqitet të martën në Prokurori për rastin “Zhvatja”.

Jozyrtarisht mësohet se më pas do të ftohet edhe prokurorja Speciale Katica Janeva.

Stefanova mbrëmë nëpërmjet një komunikate e publikuar në faqen e PSP-së, ka kundërshtuar Janevën për lëndën “Perandoria” dhe për herë të parë publikisht u konfrontuan.

Te fundit


Kthehu lart