Statistikat: Van Dijk me më shumë gabime në një ndeshje sesa Maguire krejt sezonin - Gazeta Express
string(81) "statistikat-van-dijk-me-me-shume-gabime-ne-nje-ndeshje-sesa-maguire-krejt-sezonin"

Statistikat: Van Dijk me më shumë gabime në një ndeshje sesa Maguire krejt sezonin

Gazeta Express

16/07/2020 15:05

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, bëri më shumë gabime në ndeshjen kundër Arsenalit sesa që ka bërë Harry Maguire i Manchester Unitedit gjatë gjithë sezonit, sipas statistikave. Gabimet e Van Dijkut i kanë kushtuar Liverpoolit me më shumë gola (1) sesa Manchester Unitedit ato të Maguire (0), i cili përkundër kësaj ka marrë kritika të shumta këtë sezon.

Kampioni i ri në Premierligë i kishte 93 pikë kur shkoi të mërkurën në Emirates me qëllimin për ta ndjekur rekordin e Manchester Cityt për më së shumti pikë brenda një sezoni të vetëm. Megjithatë, disfata ia pamundësoi atyre barazimin e këtij rekordi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Arsenali kishte qenë duke pësuar disfatë në fillim shkaku i golit të shënuar nga Sadio Mane. Megjithatë, Topçinjtë kaluan në epërsi falë disa gabimeve të Liverpoolit, që ia mundësuan Arsenalit të shënojë përmes Alexandre Lacazette dhe Reiss Nelson.

Van Dijk, i cili cilësohet ndër mbrojtësit më të mirë në botë aktualisht, e bëri gabimin që çoi te goli i parë i Arsenalit. Kjo është hera e parë që një gabim i Van Dijkut i ka kushtuar me gol Liverpoolit, megjithatë i shumëkritikuari Maguire nuk e ka bërë asnjëherë këtë sezon një gabim të tillë.

Për më tepër, Maguire notën më të ulët në ndeshjet e këtij sezoni e ka pasur 6.28, në përballjen kundër Southamtonit, ndërsa Van Dijk mori notën 5.71 të mërkurën kundër Arsenalit. /Gazeta Express/