Statistikat thonë se Sancho është më i mirë Messi e Ronaldo së bashku - Gazeta Express
string(69) "statistikat-thone-se-sancho-eshte-me-i-mire-messi-e-ronaldo-se-bashku"

Gazeta Express

03/06/2020 17:14

Statistikat thonë se Sancho është më i mirë Messi e Ronaldo së bashku

Gazeta Express

03/06/2020 17:14

Jadon Sancho ishte ylli i fundjavës në Bundesligë, falë het-trikut të parë në futbollin profesionit në triumfin dërrmues të Borussia Dortmundit 6:1 kundër Paderborn.

Përfaqësuesi i Anglisë e ka gëzuar një rritje të shpejtë dhe të madhe në futbollin kulmor që prej se iu bashkua klubit gjerman dhe tani është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Statistikat e 20-vjeçarit për gola dhe asiste janë shumë më të mira se ato të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në moshën e njëjtë.

Në 94 paraqitje për Dortmundin, Sancho i ka shënuar 34 gola dhe i ka dhënë 43 asiste. Ndërsa, Messi i ka shënuar 26 gola dhe tetë asiste në 70 paraqitjet e para për Barcelonën.

Ronaldo i kishte shënuar vetëm 16 gola dhe 16 asiste në 107 ndeshjet e para për Sporting dhe Manchester United.

Edhe sikur t’i bashkohet shifrat e Messit dhe Ronaldos, ato prapëseprapë nuk e arrijnë totalin e kontributit të Sanchos në 77 gola. /Gazeta Express/