Statistikat: Sulmi fizik ndaj Berishës la në hije samitin, mori dyfishin e reagimeve nga publiku - Gazeta Express
string(94) "statistikat-sulmi-fizik-ndaj-berishes-la-ne-hije-samitin-mori-dyfishin-e-reagimeve-nga-publiku"

Shqiperi

Gazeta Express

09/12/2022 10:12

Statistikat: Sulmi fizik ndaj Berishës la në hije samitin, mori dyfishin e reagimeve nga publiku

Shqiperi

Gazeta Express

09/12/2022 10:12

Sulmi fizik ndaj kreut të PD Sali Berisha në protestën e opozitës që u organizua në ditën që u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ka marrë vëmendjen e publikut dhe të medias.

Sipas një analize të realizuar nga Pikasa Analytics duke përfshirë 55 media nga Shqipëria të cilët kanë raportuar në kohë reale për Samitin e BE-së dhe protestën, sulmi ndaj kryetarit të PD-së u bë viral në kohë rekord në të gjitha mediat duke ndryshuar temën e informimit gjatë pjesës së tjetër të ditës. Kurse nga publiku, grushti ndaj Berishës, mori dyfishin e reagimeve krahasuar me samitin.

Lexo Edhe:

Tabela nr.1  Vëllimi i numrit të lajmeve për dy ngjarjet kryesore sipas orëve:

Sipas analizës nga ora 07:00 e mëngjesit në të gjitha mediat shqiptare kanë nisur aktivisht raportimet mbi Samitin e BE-së në Tiranë, ngjarje të cilës ju kushtua vëmendje e veçantë gjatë tërë javës. Mbulimi mediatik morri hov të madh deri në mesditë, kur edhe u raportua drejtpërdrejt për sulm fizik ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në protestën e organizuar nga opozita në Tiranë në ora 12:00

Ky moment kthehu vëmëndjen mediatike nga një ngjarje në ngjarje tjetër, me çka tema për sulmin ndaj kryetarit të PD-së u bë virale në kohë rekord në të gjitha mediat me ç’rast ndryshoi tema e informimit duke i dhënë prioritet sulmit fizik më shumë se samitit gjatë pjesës së tjetër të ditës.

Tabela nr.2  Numri i reagimeve të publikut për për dy ngjarjet kryesore sipas orëve:

Samiti i BE-së dhe Protesta e opozitës përveç vëmendjes mediatike ishin poashtu në vëmendjen e publikut e cila i ndoqi me përqëndrim të madh të gjitha zhvillimet minutë pas minute në gjitha mediat shqiptare.

Ngjarja që nxiti më së shumti reagime nga publiku ishte tema për goditjen me grusht të kryetarit të PD-së nga koha e ndodhjes së incidentit deri në fund të ditës, me ç’rast reagimet për Samitin e BE-së dhe organizimin e saj u zbehen në pjesën e ngelur të ditës.

Tabela nr.3  Numri i lajmeve, i reagimeve të publikut si dhe numri i mediave që raportuan për ngjarjet e ditës

Kjo tabelë është pasqyra më e qartë se si është raportuar në mediat tona për ngjarjet e 6 dhjetorit,

Informimi për dy ngjarjet ka qenë pothuajse i barabartë në 55 mediat të cilët i kanë mbuluar ngjarjet gjatë tërë kohës, por me dallim të theksuar në numrin e reagimeve të publikut, ku për sulmin fizik ndaj kryetarit të PD-së ka patur mesatarisht dyfish reagime më shumë apo 76 reagime për një artikull, në raport me temën e Samitit të BE-së në Tiranë, ku ka patur 38 reagime për një artikull.

Pikasa përdori platformën e saj të inteligjencës mediatike analytics.live për të kryer një monitorim në kohë reale në internet të më shumë se 1.300 mediave dhe mijëra kanaleve të rrjeteve sociale në 6 vendet e Rajonit të Ballkanit Perëndimor (Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut).

/Gazeta Express