Statistikat që e favorizojnë Çekinë në ndeshjen kundër Kosovës


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 13:22

SofaScore e ka favorizuar Çekinë në ndeshjen kundër Kosovës, që do të zhvillohet sot. Sipas kësaj faqeje, Çekia ka 60 për qind mundësi të fitojë sonte në Doosan Arena.

Çekia e pret sonte Kombëtaren e Kosovës në stadiumin Doosan Arena, në Pilsen, në orën 20:45 për ndeshjen e parafundit në kuadër të Grupit A kualifikues për EURO 2020, shkruan Gazeta Express.

Sipas statistikave të SofaScore, Çekia ka 60 për qind mundësi ta fitojë përballjen kundër Kosovës, megjithatë çekët i fitojnë 67 për qind të ndeshjeve që i kanë me gjasa 1.66 për të fituar.

 – Çekia i ka shënuar më shumë se 2.5 gola në tetë prej tetë ndeshjeve të fundit të zhvilluara;

 – Në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit të Çekisë, të dy skuadrat kanë shënuar gola;

 – Në gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit të Kosovës, të dy skuadrat kanë shënuar gola;

 – Kosova ka shënuar e para në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit

 – Çekia është e vetmja skuadër që i ka shënuar gol e para Kosovës në gjashtë ndeshjet e fundit

Megjithatë, Kosova ka siguruar fitore në katër prej pesë ndeshjeve të fundit të zhvilluara – duke pësuar humbje vetëm kundër Anglisë – ndërsa Çekia ka pësuar disfatë në dy nga pesë ndeshjet e fundit – kundër Irlandës Veriore dhe Malin e Zi. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart