Vedat Muriqi nuk e ka gjetur ende golin në fanellën e Lazios. Nga shtatë ndeshje të zhvilluara, tri prej tyre i luajti si titullar. Sulmuesi kosovar iu bashku “Dardanëve” në tentim që ta gjejë golin për t’u rikthyer më pas më i motivuar tek “Biancocelesti”
Nevojitet kohë, sigurisht. Mirëpo, fillimi i eksperiencës së Vedat Muriqit, sulmuesit kosovar që i kushtoi Lazios 20 milionë euro gjatë verës që shkoi, nuk ka qenë natyrisht dhe aq entuziast.
E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” ia ka kushtuar një shkrim futbollistit prizrenas, duke u bazuar në statistikat dhe numrat e ndeshjeve të tij të para në fanellën “Biancocelesti”.
Fillimisht, 26 vjeçari ka problem me gjuhën italiane e më pas, problem tjetër janë vështirësitë për t’u ambientuar me taktikën e skuadrës së Simone Inzaghit, i cili luan me vite të tëra me një bazë solide prej 7/8 futbollistëve të njëjtë.
“Pirati” i është përgjigjur thirrjes së Kombëtares së Kosovës, përcjell “Gazeta Express”.
Ai dëshiron ta rikthejë formën me fanellën e vendit të tij për t’u rikthyer më pas në Romë për ta dhënë maksimumin.
Ende zero gola
Muriqi tashmë e ka përqafuar familjen e tij. E bëri këtë pas ndeshjes me Juventusin, ku ishte titullar.
Ish-futbollisti i Fenerbahçes iu përgjigj ftesës së Kosovës për herë të parë tash, që prej se është bërë lazial.
Në tetor e ndalu klubi “Biancocelesti”: sapo ishte rikthyer nga lëndimi në qendrën stërvitore “Formello” për ta rigjetur formën më të mirë.
Vedati i ka zhvilluar shtatë ndeshje me fanellën e Lazios që kur e ka nisur aventurën e re aty.
Zero gola. Katër paraqitje në Serie A dhe tri në Ligën e Kampionëve.
E ka zëvendësuar Immobilen, i cili doli pozitiv me COVID-19, por nuk ia doli të linte gjurmë dhe ta shfrytëzonte këtë mundësi ideale.
Trajneri Inzaghi e vendosi si titullar kundër Zenitit, Torinos dhe Juventusit.
Dhe, në të tria rastet u zëvendësua nga Felipe Caicedo, i cili ishte vendimtar në të tria herat.
Caicedo po e kalon një moment të artë dhe do të donte më shumë hapësira, jo vetëm duke luajtur në minutat e fundit.
Konkurrenca bën mirë: katër sulmues, të gjithë të vendosur për të luajtur që nga minuta e parë. /Gazeta Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...