Statistika të frikshme, shteti me 100 mijë raste me COVID-19 për vetëm 5 ditë - Gazeta Express
string(76) "statistika-te-frikshme-shteti-me-100-mije-raste-me-covid-19-per-vetem-5-dite"

Statistika të frikshme, shteti me 100 mijë raste me COVID-19 për vetëm 5 ditë

Gazeta Express

09/07/2020 9:55

India është duke shënuar numër të madh të infeksioneve ditore me COVID-19.

Autoritetet në Indi kanë regjistruar më shumë se 100,000 raste të Covid-19 në pesë ditët e fundit, sipas shifrave të lëshuara nga ministria e shëndetësisë e vendit, raporton Cnn.

Lexo Edhe:

Ministria njoftoi të enjten se kishte identifikuar 24.879 raste të reja në një periudhë të vetme 24-orëshe – më e larta e Indisë në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.

Tani janë identifikuar gjithsej 767 296 raste në vend. Më shumë se 476,000 njerëz janë rikuperuar, ndërsa 21,129 kanë vdekur pas kontraktimit të tij.