Starton ndeshja në “Fadil Vokrri”, qëndrimi në Ligën C është objektivi i Kosovës - Gazeta Express
string(77) "starton-ndeshja-ne-fadil-vokrri-qendrimi-ne-ligen-c-eshte-objektivi-i-kosoves"

Gazeta Express

18/11/2020 20:45

Starton ndeshja në “Fadil Vokrri”, qëndrimi në Ligën C është objektivi i Kosovës

Gazeta Express

18/11/2020 20:45

Ka nisur ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Kosovës dhe Moldavisë.

Kosova ka vetëm një objektiv, të fitojë për t’i dhënë fund ecurisë prej 10 ndeshjeve me radhë pa fitore (tetë humbje dhe dy barazime) dhe të qëndrojë në Ligën C.

Lexo Edhe:

Kosova ka vetëm dy pikë pas pesë takimeve, një më shumë se Moldavia – çka do të thotë se edhe barazimi e shpëton nga rënia në Ligën D, aty ku Kosova pati vitet më të arta dhe rezultatet më mbresëlënëse, duke arritur edhe në “play-off” të Nations League, nga ku e kërkoi daljen në Evropë, po u eliminua nga Maqedonia e shqiptarëve.

Herolind Shala i është kthyer Kosovës, pasi ishte i suspenduar për sfidën me Slloveninë, derisa mos të harrojmë – sonte mungojnë dy të paprekshmit te ‘Dardanët’, Milot Rashica dhe Arbër Zeneli.

Rashica për shkak se nuk është lënë nga Werder Bremen për shkak të masave të rrepta të Gjermanisë për COVID-19, derisa Zeneli ka disa probleme muskulore, raporton Gazeta Express.

Bernard Berisha nuk starton sonte, në vend të tij nga fillimi e nis ndeshjen Lirim Kastrati.

Ndryshimi tjetër është edhe në mbrojtje, pra Challandes ka bërë në çdo repart ndryshime.

Në vend të Fidan Alitit, starton Ibrahim Drešević.

Derisa në portë është kapiteni, Samir Ujkani.

Ndeshja do të zhvillohet pa tifozë në Fadil Vokrri, për shkak të koronavirusit që ka tollovitur gjithë botën. /Gazeta Express/