Standard & Poor's: Ekonomia shqiptare ndër më të rrezikuarat nga koronavirusi - Gazeta Express
string(73) "standard-poors-ekonomia-shqiptare-nder-me-te-rrezikuarat-nga-koronavirusi"

Standard & Poor’s: Ekonomia shqiptare ndër më të rrezikuarat nga koronavirusi

Gazeta Express

01/04/2020 18:12

Sektori i Turizmit në Shqipëri rezulton të humbasë deri në 27% të të ardhurave si rezultat i përhapjes së Koronavirusit. Vlerësimi është bërë nga agjencia prestigjioze “Standard and Poors” e cila e rendit Shqipërinë në një nga 15 vendet që do të pësojnë dëmet më të mëdha  gjatë 2020 si pasojë e covid-19.

Ekonomia botërore thuhet në raportin e Agjencisë do të pësojë një recension  në tërësi por më i goditur do të jetë sektori i turizmit. Aktualisht prej disa javësh shtetet Europiane kanë mbyllur kufijtë duke bërë që shumë prenotime të anulohen ndërsa është ende e paqartë situata për sezonin e verës.

Lexo Edhe:

“Standard and Poors” vlerëson se  turizmi është burim kryesor i rritjes së PBB-së dhe të ardhurave fiskale.

Ndërsa shkalla e ngadalësimit të sektorit aktualisht është subjekt i pasigurisë. Në lidhje me këtë raport ka reaguar edhe partia demokratike e cila ka shprehur shqetësimin mbi të ardhmen e ekonomisë së vendit të rrezikuar nga përhapja e koronavirusit.

Tabaku thotë se nëse qeveria nuk ndërhyn sot për të shpalosur një plan ekonomik serioz në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë, shqiptarët do ta vuajnë më gjatë se gjithë rajoni krizën ekonomike.

Shuma qesharake prej 14 mln lekësh vetëm për një të tretën e bizneseve të vogla është e pamjaftueshme.

PD i bën thirrje qeverisë  të ndalë menjëherë çdo tender dhe të vendosë në dispozicion të familjeve shqiptare, të vetëpunësuarve, të pensionistëve dhe te familjeve në nevoja të gjitha burimet e nevojshme nga buxheti./abcnews