"Stambolli digjet, Arben Vitia krihet në Soma" - Gazeta Express
string(43) "stambolli-digjet-arben-vitia-krihet-ne-soma"

“Stambolli digjet, Arben Vitia krihet në Soma”

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 12:36

Anëtarja e Aleancës Kosova e re, Fjolla Ramadani, në profilin e saj ka publikuar një fotografi të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, teksa relakoshej me një espresso në një prej kafiterive në qendër të Prishtinës derisa në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë ishte një tollovi e madhe e shkaktuar nga qytetaët që kishin shkuar për t’u vaksinuar.

“Qe qitu ne Soma nje teke per qejfi!”, ka shkruar Ramdani duke ia bashkëngjitur postimit të saj edhe fotografinë e ministrit Vitia dhe një tjetër të tollovisë tek “1 tetori”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ramadani ka treguar se fotografinë e ka realizuar vetë rreth orës 11:00.

Lidhur me situatën e krijuar sot, MSH-ja që drejton Arben Vitia ka lëshuar vetëm një komunikatë për media, në të cilën ka treguar për orarin e vaksinimit, derisa për tollovinë tek “1 Tetori”, kanë thënë se është shkaktuar nga qytetarët e qyteteve të tejra që kanë ardhur të vaksinohen në Prishtinë./GazetaExpress/