“Stadiumi duhet ta ketë emrin e Messit, e pabesueshme çfarë bëri me të klubi” - Gazeta Express
string(74) "stadiumi-duhet-ta-kete-emrin-e-messit-e-pabesueshme-cfare-beri-me-te-klubi"

Gazeta Express

23/10/2020 11:40

“Stadiumi duhet ta ketë emrin e Messit, e pabesueshme çfarë bëri me të klubi”

Gazeta Express

23/10/2020 11:40

Gerard Piqué është i habitur se si drejtuesit e Barcelonës e detyruan Lionel Messin të dërgojë ‘burofax’, pasi 33-vjeçari ndjente se është lënë anash, nuk po dëgjohej fjala e tij.

Messi i habiti të gjithë në gushtin që lamë pas duke kërkuar largimin nga Barcelona.

Lexo Edhe:

Ai nuk është aspak i lumtur me rënien e skuadrës dhe mos investimin e duhur që nga viti 2017, kur Neymar u transferua te Paris Saint Germain.

“Mbaj mend një bisedë kur i thashë: Leo, është një vit, pastaj vijnë njerëz të rinj. Ai e kishte fituar autoritetin për të marrë një vendim edhe nëse mendonte se duhej të shkonte … Unë, nëse do të isha president, do të kisha vepruar ndryshe. Një lojtar i cili për 16 vjet ka dhënë kaq shumë … Jeni i detyruar të arrini një marrëveshje me të”, u shpreh Pique.

“Pyes veten: si mund të ndodhë që lojtari më i mirë në histori, të cilin kemi pasur fatin ta shijojmë, të ngrihet një ditë dhe të dërgojë një burofaks, sepse ai mendon se nuk janë duke e dëgjuar? Gjithçka është tepër tronditëse. Messi meriton gjithçka. Stadiumi i ri duhet të ketë emrin e tij dhe më pas atë të sponsorit. Ne duhet t’i ruajmë figurat tona, jo t’i diskreditojmë ato. Më bën nervoz. Më habit fakti që njerëz si Pep, Puyol, Xavi ose Valdés nuk janë në klub. Diçka nuk po shkon mirë”.

Pique nuk ka asnjë dyshim se Leo do të japë maksimumin këtë edicion me Barcelonën pasi vendosi të qëndronte.

“E shoh mirë, të motivuar dhe të lumtur. Leo është pasqyrimi i dhomës së zhveshjes, shembulli që duhet ndjekur. Nëse ai është mirë, reflekton qetësi tek i gjithë ekipi”.

Messi numëron 731 paraqitje me Barcelonën, ka shënuar 634 gola dhe ka dhuruar 256 asiste. /Gazeta Express/