Srebrenica, Basha: Është koha t'i vëmë emrin masakrave të ndodhura në Ballkan - Gazeta Express
string(74) "srebrenica-basha-eshte-koha-ti-veme-emrin-masakrave-te-ndodhura-ne-ballkan"

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2022 11:30

Srebrenica, Basha: Është koha t’i vëmë emrin masakrave të ndodhura në Ballkan

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2022 11:30

Kuvendi i Shqipërisë po diskuton projekt-rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Srebrenicë. Ish kreu i PD Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në parlament tha se është “koha të gjejmë forcën guximin dhe pavarësinë për ti vënë emrin masakrave të ndodhura në ballkan për shkak të shovinizmit serb”.

Ai kërkoi që të miratohet sa më parë rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë.

Lexo Edhe:

Sot është koha të gjejmë forcën guximin dhe pavarësinë për ti vënë emrin masakrave të ndodhura në Ballkan për shkak të shovinizmit serb. Kalimi i sotëm i kësaj rezolute e bën edhe më të madhe barrën e policisë për të sjellë para kuvendit dhe për të miratuar sa më parë rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë. Me miratimin e kësaj rezolute sot ne kemi përmbysur një orë me rërë. Një numërim mbrapsht ka nisur dhe mat kohën që do ti duhet këtij kuvendi për të miratuar i lirë rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë. Për ti hapur rrugën të ardhmes që nuk mund të jetë e begatë pa u shëruar plagët e asaj lufte që shqiptarët nuk e kanë nisur por e kanë pësuar. Që Serbia të intergrohet plotësisht në rajon duhet ta kushtëzojmë me kërkësën e faljes me pranimin e krimeve. Që të mos lejojmë që të ndryshojnë historinë sipas orekseve”.

/Express