Kthehu lart

Zyrtare: Sulmuesi i Barcelonës i bashkohet Sevillës

Zyrtare: Sulmuesi i Barcelonës i bashkohet Sevillës GazetaExpress

Barcelona ka arritur marrvëshje me Sevillën për t'ia shitur sulmuesin Munir El Haddadi. Munir ka nënshkruar kontratë trivjeçare e gjysmë me Sevillën, e cila do t'ia paguajë

Barçës mbi 1 milion euro për shërbimet e tij, transmeton raporton Gazeta Express.

"Barcelona dhe sevilla kanë arritur marrëveshje për transferimin e Munir El Haddadit. Sevilla do t'ia paguajë Barcelonës 1.050.000 euro për shërbimet e tij", thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Kampioni spanjoll e ka falënderuar Munirin për përkushtimin e tij dhe i ka uruar fat në të ardhmen. 

Kontrata e 23-vjeçarit me Barcelonën do të mbaronte në fund të këtij sezoni. /Gazeta Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Janar 2019 21:49
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera