Kthehu lart

Zyrtare: Ky është kundërshtari i Dritës në rundin preliminar për Champions

Zyrtare: Ky është kundërshtari i Dritës në rundin preliminar për Champions GazetaExpress

Kampioni i Kosovës, Drita e ka mësuar kundërshtarin për rundin preliminar në Ligën e Kampionëve.

Drita do të përballet me kampionin e Andorrës, FC Santa Coloma (AND), raporton Gazeta Express.

Drita e mësoi kundërshtarin e saj në rrugë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve pas shortit të u hodh sot në Nyon.

Drita më 22 qershor do të udhëtojë në Gjibraltar, ku pas katër ditësh debuton në arenën ndërkombëtar në ndeshjen gjysmëfinale kundër Santa Coloma në rundin preliminar, duke nisur fazën kualifikuese për Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Në raundin preliminar për Ligën e Kampionëve, i cili debuton për herë të parë këtë sezon, do të luftojnë vetëm katër skuadra, kampionet e vendeve të renditura më së ulëti nga UEFA.

Do të luhen dy gjysmëfinale dhe finalja. Gjysmëfinalet janë në program më 26 qershor, ndërsa finalja më 29 qershor. Të gjitha ndeshjet e raundit preliminar luhen në stadiumin Victoria në Gjibraltar./ Gazeta Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Qershor 2018 12:08
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera